A do ta vazhdojë Trump, pezullimin e emigracionit në SHBA? Sqaron avokati amerikan

0.2mediaitem907963291592027679

Zgjerim i mundshëm i proklamatës presidenciale lidhur me pezullimin e proçesit të dhënies së vizave Për çështje të emigracionit, sqaron avokati Kirean Both

Kemi që prej 22 prillit, kur presidenti shpalli proklamatën për “Pezullimin e hyrjes së emigrantëve që përbëjnë rrezik për tregun e punës në SHBA gjatë periudhës së mëkëmbjes ekonomike pas krizës së Covid-19-ës”, që presim se si do të shkojë kjo çështje. Kjo proklamatë kërcënoi jo vetëm me shtyrjen brenda 60 ditëve të  proklamatës egzistuese, por dhe zgjerimin e saj duke përfshirë në të vizat jo-emigruese.

Shoqata e Avokatëve Amerikanë të Emigracionit (AILA) ka punuar shumë që të arrijë të kuptojë se çfarë mund të përfshihet në këtë pezullim nëse do të ketë një zgjerim të tij. Ja se çfarë dihet deri tani, por kini parasysh që asgjë nuk është vendosur ende dhe gjërat mbeten subjekt ndryshimi derisa të dalë, shkruan Gazeta Illyria.

Proklamata. Avokatët e emigracionit do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të paraqesin zhvillimet më të fundit siç i kërkon rasti.

Koha:

Presidenti mund të jetë duke marrë vendim lidhur me shtrirjen dhe kohën e proklamatës që prej 11 qershorit, 2020. 
Proklamata mund të dalë që me 15 qershor, 2020 dhe gjasat janë që do të dalë përpara mbarimit të qershorit.
Proklamata mund të mbetet në fuqi për një periudhë nga 90 deri në 180 ditë.

Përmbajtje e mundshme:

Proklamatë që pezullon hyrjen në SHBA për vizat e përkohshme J-1, H-1B, H-2B dhe L-1. Synimi është që të ketë ndikim mbi rastet e vizave H-1B për vitin 2021 që janë subjekt i një tavani, dhe që fillojnë më 1 tetor, 2020. Nuk ka ende asnjë konsensus lidhur me çfarë do të ndodhë me vizat L-1, por mund të ketë përjashtim për kategorinë L-1A të vizave (për manaxherë dhe drejtues që transferohen nga filiali jashtë SHBA-së i një kompanie amerikane, në filialin brenda SHBA-së). Nuk është ende e qartë se cila nga nënkategoritë J-1 do të preket, por gjasat janë që do të preken programet verore të punësimit të studentëve të huaj, të drejtuesve të kampeve verore, programeve për stazhierë dhe praktikantë. Proklamata do të njoftojë pezullimin e përkohshëm të hyrjes së punëtorëve jo-emigrantë, por gjasat janë që të mos ketë ndryshime të tjera thelbësore të politikave të emigracionit që pasohen zakonisht me projekt-rregullore.

Në proklamatë do të përfshihen përjashtime të tilla si:

Përjashtime që lidhen me COVID-19-ën, siç është rasti i punonjësve në fushën e shëndetësisë.
Përjashtime që lidhen me furnizimin me ushqime.
Përjashtime për punëdhënësit në SHBA që kryejnë përpjekje shtesë rekrutimi.

Rregulla të mundshme pasuese:

Mundësi për rregullore të reja dhe ndryshime duke filluar që në korrik, lidhur me vizat H-1B, OPT, dhe H-4. Nuk dihet nëse kjo do t’i nënshtrohet proçesit të njoftimit paraprakisht të opinionit publik dhe pranimit të komenteve prej tij.
Shfuqizimi i rregullores lidhur me OPT-në (mundësia për të bërë praktikë pune) për studentat në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës si dhe shtimi i kërkesave paraprake për pranim për programin 12 mujor të praktikës (OPT).
Dalje e një rregulloreje më të fortë për programin e vizave jo-emigruese H-1B.

Vëmendje do t’i kushtohet marrëdhënieve punëdhënës- punëmarrës, përkufizimit të punës së specializuar si dhe nivelit të pagave.

Shto tarifa prej $20,000 (ose më lart).
Anullim i rregullit për leje pune personave me viza H-4.
I mundshëm dhe anullimi i lejes për të punuar për azilantët, refugjatët si dhe ata që kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS).

Në momentin që flasim, drejtues egzekutivë si dhe grupe biznesesh po përpiqen me sa munden të kontaktojnë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, drejtues të agjencive si dhe ligjvënës republikanë për të theksuar dëmin që do t’i sillte mëkëmbjes ekonomike të vendit një zgjerim i proklamatës si më lart. Ju lutemi të kontaktoni përfaqësuesit tuaj si dhe të ngrini zërin dhe të jepni mendimin tuaj për këto ndryshime.

AILA e pranon që shumë nga këto propozime duken të diskutueshme nga pikëpamja ligjore ndaj dhe po punon me partnerë të saj për të parë mundësinë e hedhjes në gjyq të këtyre propozimeve.  Falenderojmë AILA-n që po punon pa u lodhur për të mbrojtur emigrantët dhe familjet e tyre.   Për më shumë informacion mund të shkoni në adresën e faqes së internetit të AILA-s  https://www.aila.org/

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.