Covid-Bashkimi Europian hap kufijtë e jashtëm më 1 korrik, por me kushte...

0.1avion

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Komisioni Europian ka përgatitur rekomandimin për qasje të përbashkët dhe të koordinuar për rihapjen e kufijve të jashtëm të Unionit në mes të krizës pandemike nga infeksioni i koronavirusit.

Komisioni sugjeron heqje "të pjesshme dhe graduale" të kufizimeve që fillojnë nga 1 korriku për vendet jashtë BE-së. Por rihapja do jetë mbi bazën e një sërë kriteresh, siç janë kushtet epidemiologjike, kushtet e sistemit shëndetësor dhe masat parandaluese të vendosura nga qeveritë e këtyre vendeve.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit ka kërkuar të bëhet kujdes në përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet nga Organizata janë shprehur se çdo vend ka kombinime të ndryshme të rreziqeve dhe mundësive në këtë pikë dhe u takon autoriteteve kombëtare të secilti vend të Bashkimit Europian të marrin në konsideratë faktorët e riskut.

Pandemia, shprehet Organizata është ende në rritje në shumë pjesë të botës dhe sistemet shëndetësore në disa vende janë ende nën një presion të fortë.

Ndërkohë vendet e BE janë duke rihapur kufijtë e brendshëm të Unionit, pas një presioni të fortë nga industria e turizmit në të gjithë Europën për të përshpejtuar rihapjen e kufijve, edhe pse ka rreziqe ende.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.