Çfarë po ndodh në Rusi, pacientët me koronavirus po hidhen nga dritaret e spitalit
Tre pacientë të tjerë me koronavirus në Rusi janë hedhur nga dritarja e spitalit duke gjetur vdekjen, duke e çuar numrin e incidenteve të tilla në këtë vend në 7.
74-vjeçarja Nadezhda Salkova u hodh nga kati i katërt i Spitalit Semashko në Moskë, ku po trajtohej për Covid-19. Ajo ishte vetëm në dhomën e spitalit ku qëndronte e shtruar prej 3 javësh dhe policia po heton për shkaqet e ngjarjes.
Familjarët e viktimës mendojnë e moshuara mendonte vetëvrasjen për shkak të ilaçeve që merrte për të luftuar koronavirusin.
10 ditë më parë, një 68-vjeçar me Covid-19 u hodh nga dritarja e terapisë intensive në Spitalin e Veteranëve në Jarosllav.
Gjithashtu, mediat ruse kanë bërë me dije se edhe një 49-vjeçar me koronavirus është hedhur nga dritarja e një spitali në Moskë, ku trajtoheshin pacientë me virusin e ri.
Deri më sot, janë numëruar 7 raste të ngjashme në Rusi, me vetëm një person që i ka mbijetuar rënies.
LEXO TE NGJASHME