Shpërthimi i koronavirusit në botë po përkeqësohet, thotë shefi i OBSH
Edhe pse shpërthimi i koronavirusit në Evropë është duke u frenuar, "globalisht po përkeqësohet", tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në një konferencë mbi koronavirusit më 8 qershor 2020, ai u tha gazetarëve se më shumë se 100,000 raste ishin raportuar në 9 ditët e kaluara dhe se 75% e rasteve të djeshme vinin nga vetëm 10 shtete, shumica e tyre në Amerikë dhe Azinë e Jugut.
Por, pavarësisht se foli me një ton të zymtë, Dr Tedros tha që OBSH ishte e inkurajuar nga "sinjalet pozitive" në disa vende. "Në këto vende, tani kërcënimi më i madh është vetëkënaqësia," shtoi ai. "Rezultatet nga studimet për të parë se sa nga popullata është ekspozuar ndaj virusit tregojnë se shumica e njerëzve në nivel global janë akoma të prekshëm prej infeksionit."
LEXO TE NGJASHME