Italia në 74 vjetorin e Republikës, Presidenti Mattarella: Kriza nuk ka mbaruar, është koha për unitet
Sot me rastin e 74 vjetorit të Festës së Republikës Italiane, Presidenti italian Sergio Mattarella falënderoi mjekët, punonjësit e shëndetit dhe shërbimet thelbësore, të cilët shpesh duke rrezikuar jetën e tyre, bën që gjithë populli italian, siç tha ai “të marrë frymë ndërsa shumica e aktiviteteve ishin ndalur prej pandemisë nga infeksioni i koronavirusit ".
Presidenti italian më pas falënderoi mësuesit "për mësimin në distancë", sipërmarrësit "që rikthejnë prodhimin në pak ditë për të furnizuar me mallrat që mungonin për sigurinë shëndetësore", gratë dhe burrat e forcave të policisë, Mbrojtjen Civile dhe vullnetarët e shumtë që garantuan sigurinë gjatë emergjencës:
"Shumë prej nesh - tha Mattarella – ende ndiejnë kujtesën e tronditur të njerëzve, familjarëve, miqtë apo kolegët që humbën jetën për shkak të koronavirusit, shpesh pa i dhënë lamtumirën e fundit.
Pas apelit për unitet, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella mori pjesë sot në ceremoninë për Ditën e Republikës, e cila këtë vit u zhvillua pa sfilatën tradicionale për shkak të emergjencës Covid. Ai u ngit në shkallët e Altarit të Atdheut dhe vendosi një kurorë me lule në varrin e Ushtarit të Panjohur.
Mattarella gjithashtu do të vizitojë sot Codogno, në Lombardi, vend simbol i pandemisë.
LEXO TE NGJASHME