Shteti model, që nuk hyri asnjë ditë në karantinë

0.4thumbs b c 7bc719034c0425ba32cf27c283dee2b11590730016

Kur u godit nga pandemia, ekspertët parashikuan që Japonia do të goditej fort nga virusi, me disa që thanë se 400,000 banorë mund të vdisnin.

Vendi nuk zbatoi asnjë karantinim dhe testoi vetëm 0.2% të popullsisë së tij. Japonia nuk ka përdorur teknologjinë e mbikëqyrjes ashtu si vepruan Kina dhe Singapori dhe nuk përdori testime në shkallë të gjerë, siç bëri Koreja e Jugut.

E megjithatë, megjithëse të paktën 26% e popullsisë së Japonisë është mbi moshën 65 vjeç dhe në rrezik më të lartë për t’u sëmurë me koronavirus, shumica nuk u sëmurën.

Në vend të distancës sociale, qeveria nxiti publikun të shmangë hapësirat e mbyllura, vendet e mbushura me njerëz dhe mjediset e afërta, transmeton Scan.

Një listë me arsyet për historinë së suksesit të Japonisë po qarkullon nëpër rrjet, duke përfshirë kulturën e japonezëve për të veshur maska, shkallën më të ulët të mbipeshës, shtytjen për t’i mbyllur shkollat që ??në fillim dhe një pretendim se folësit japonezë lëshojnë më pak pështymë sesa gjuhët e tjera.

Ka faktorë kulturorë që janë të rëndësishëm: Japonia është një komb ku njerëzit janë më pak të afërt dhe preken shumë pak, është i njohur për pastërtinë dhe ka një sistem të avancuar të shëndetit publik.

Por shumica e ekspertëve thonë se nuk e dinë pse Japonia nuk u shkatërrua nga virusi, dhe  me siguri nuk do ta dinë derisa të përfundojë pandemia.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.