Italia hap kufijtë me 3 qershor, ja në cilat shtete do të mund të udhëtohet
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka zbardhur detajet të dekretit të fundit me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.
Prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.
Nuk do të ketë asnjë limit në hyrje daljet nga Italia si në kufij tokësor ajror e detar
1-me vendet anëtare të BE-së
2–me vendet e zonës Schengen
3-me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut
4-me Andorrën dhe Principatën e Monakos
5-me Republika e San Marini e Vatikan
LEXO TE NGJASHME