Sherr masiv me thika e kacavida në Greqi, përplasen grupet rivale, arrestohen 7 shqiptarë

policia greke

Një konflikt masiv mes dy grupeve që në total kishin 16 persona ka ndodhur në Greqi. Sipas policise, janë konfrontuar me njëri –tjetrin një grup me shqiptarë dhe një grup me grekë.
Në kete ngjarje, kanë mbetur të plagosur dy persona me thikë, njëri me kacavidë dhe disa të tjerë janë plagosur në kokë me sende të forta dhe grushte e shkelma, raportojnë mediat helene.
Ngjarja ka ndodhur në limanin e Vuliagmenit, Greqi pranë një kantine. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 7 shqiptarë, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.