Shtyhet afati, deri kur do të jenë të mbyllur kufijtë e BE-së

be flamuri europian 683x430

Vendet anëtare të Këshillit Europian duhet të mbajnë kufijtë e mbyllur deri në mes të muajit qershor. Ditën e sotme, u ftuan liderët që të zgjasnin kohën e ndalimit të udhëtimit për 30 ditë të tjera për shkak të pándemisë së korònavirusit.

Nënkryetari Margaritis Schinas tha: “Objektivi i rëndësishëm për të kufizuar përhapjen e koronavirusit përmes ndërveprimit shoqëror mbetet ende.

Pavarësisht progresit në shumë shtete europiane, situata në të gjithë botën është delikate. Është e domosdoshme që çdo veprim i ndërmarrë të jetë gradual, me marrjen e masave të ndryshme në faza të ndryshme.”

Afati i mëparshëm për të cilin kishin rënë liderët europianë për kufizimin e lëvizjes ishte deri më 15 maj. Ndërkohë afati i ri i propozuar është më 15 qershor.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.