OKB: Mjaft me 'tsunamin' e urrejtjes dhe racizmit lidhur me virusin

0.3ok.pandemi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një "përpjekje të gjithanshme" për t'i dhënë fund racizmit në rritje të lidhur me pandeminë e koronavirusit.

"Pandemia vazhdon të lëshojë një tsunam urrejtjeje dhe ksenofobie, duke kërkuar kurban  dhe duke trembur," tha Guterres të premten.

"Fryma kundër të huajve është rritur në internet dhe nëpër rrugë. Teoritë e konspiracionit anti-semitik janë përhapur dhe kanë ndodhur sulme kundër myslimanvë lidhur me Covid-19".

Për më tepër, "gazetarët, informatorët, profesionistët e shëndetit, punonjësit e ndihmës dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë vënë shenjëstër thjesht se po kryernë punën e tyre," tha ai.

Ai bëri thirrje për "një përpjekje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund gjuhës së urrejtjes në nivel global", dhe u bëri apel "mediave, veçanërisht kompanive të mediave sociale, të bëjnë shumë më tepër për të zbuluar dhe zhdukur të gjithë mesazhet raciste, mizongjiste apo me përmbajtje të tjera të dëmshme".

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.