Gjermania rihap muzetë, galeritë dhe parqet me rregulla distancimi

0.5gjermania.muze

Koposhtet botanike të Berlinit, një nga hapësirat e gjelbra më të dashura të Berlinit, u rihapën për qytetarët të martën me lulet e majit në lulëzim ndërkohë që gjermanët filluan të mësohen me jetën në kushtet e mbulimit të fytyrës, distancimit dhe porosive me internet.

Bllokimi gjashtëjavor i Gjermanisë i mbylli brenda shumicën e banorëve të qytetit me qëllim për të ruajtur distancimin fizik edhe në hapësirat e gjelbërta që janë të mbipopulluara zakonisht.

Jo më shumë se njëmijë vizitorë do të lejohen të hyjnë në kopshtin botanik njëkohësisht dhe serat do të mbyllen, sepse rregullat e distancimit fizik aty janë të vështira për t’u mbajtur.

Petra Scharf, një vizitore e rregullt, para mbylljes së kopshteve, tha se ajo kishte numëruar ditët derisa i hapën sërish. “Unë kam një ballkon, jam me fat, pork am humbur këtë det ndryshat dhe aroma lulesh”, tha 57-vjeçarja me telefon pas vizitës së saj në mëngjes, kur ajo tregoi se kishte mbajtur distancë edhe nga shoqja e saj që iu afrua me një çadër shumë afër.

Kudo në Gjermani vendet turistike po hapen. Në Postdam, në Berlin, Muzeu Barberini, art-galleri, u përgatitet të hapte dyert të mërkurën, pasi bllokimi i ndërpreu një ekspozitë të Monet tre javë pasi ishte hapur.

Muzeu tha se kishte krijuar një katalago me masa higjene dhe mbrojtëse, që përfshin një numër të limituar vizitorësh; vizitorët duhet të rezervojnë online dhe të ecin nëpër një rrugicë rrethore rrotull ekzpozitës e shumta për dy orë.

Udhëzuesit me audio nuk do të jepen ndërsa rojet e sigurisë do të paralajmërojnë vizitorët të mos  faforhen shumë njeri tjetrit.

Edhe në Dresden, Sempergalerie, një nga tërheqjet më të mëdha turistike të vendit, që mban një koleksion të pikturave të mjeshtrave të vjetër, gjithashtu u rihap edhe të martën. Ajo ishte rihapur në fund të shkurtit pas një rinovimi shtatë vjeçar dhe u mbyll pas vetëm dy javësh për shkak të koronavirusit.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.