Koronavirusi “përplas” Amerikën me Kinën, pas akuzave të SHBA

Amerika Kina1 770x433

Një tabloid nacionalist kinez, nën kontrollin e Partisë së Punës të Kinës ka hedhur poshtë pretendimet e administratës të Donald Trump se pandemia e koronavirusit e ka origjinën nga një laborator në Wuhan, duke bërë që tensionet në replika mes të dy shteteve të rritet nga dita në ditë.

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në një intervistë të dielën për ABC News-in se kishte prova të mëdha se Covid-19 e kishte origjinën nga një laborator në Wuhan, qytet ku besohet se ka origjinën virusi. Pompeo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë akuzë për Pekinin, raporton CNN.

Duke iu përgjigjur komenteve të Pompeos, gazeta shtetërore e Kinës Global Times tha në një editorial të hënën se ish-drejtori i CIA-s kishte “habitur botën me akuza të pabaza”.

“Meqenëse Pompeo tha se origjina e koronavirusit qenka në një laborator në Wuhan, atëherë ai duhet të paraqesë prova se pikërisht në atë vend e ka origjinën Covid-19, e jo të bëjë akuza të kota për të mashtuar rruzullin”. Më tej, në editorialin e gazetës kineze që mbron të njëjtat mendime si pushteti kinez, thuhet se “e vërtata është se Pompeo nuk ka asnjë lloj prove për ato që thotë”.

CNN iu drejtua ministrisë së jashtme të Kinës për të komentuar pretendimet e Pompeos, por nuk mori asnjë përgjigje. Shkencëtarët në mbarë botën kanë dënuar teoritë e komplotit duke sugjeruar që Covid-19 nuk ka një origjinë natyrore, duke treguar studime që sugjerojnë se kishte origjinën nga kafshët. Kina është përballur me akuza të brendshme e të jashtme për faktin se nuk ka treguar transparencë për koronavirusin, në fillimet e veta të përhapjes së saj.

Kritikë të tjerë thonë se Uashingtoni ka rritur kritikat në drejtim të Pekinit, pasi po përballet me faktin se ka shumë pakënaqësi për përballimin e krizës së Covid-19 brenda në SHBA. Politikanët kinezë po ashtu kanë thënë se SHBA-të hedhin akuza të rreme.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.