IRC: 1 miliardë njerëz mund të infektohen nga koronavirusi
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, IRC ka paralajmëruar se shifrat e sotme të COVID-19 duhet të shërbejnë si këmbana alarmi pasi bilanci në fund i tij mund të jetë 500 milionë- 1 miliardë të infektuar në gjithë botë.
IRC punon pranë OBSH dhe Kolegjit Imperial të Londrës dhe thotë se shifrat janë më të larta nga ato që shfaqen.
Po ashtu kjo organizatë bën thirrje që qeveritë të bashkëpunojnë për të ndalur përhapjen e COVID-19 pasi janë disa vende si Afganistani apo Siria që i duhet nevojë urgjente.
Deri më sot COVID-19 ka shënuar 3 milionë të infektuar në gjithë botën si dhe 211 mijë viktima.
LEXO TE NGJASHME