Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Vaksinat per COVID-19n te krijuara nga kompanite Pfizer - BioNTech dhe Moderna e ulin rrezikun e infektimit me 80% dy jave ose me shume pas dozes se pare, sipas te dhenave te nje studimi te publikuar te henen me rreth 4 mije persona te vaksinuar qe punojne ne kujdesin shendetesor ose ne vijen e pare te perpjekjeve kunder koronavirusit, njofton Zeri i Amerikes. .
Per shkak te numrit te larte te infektimeve, qeveria gjermane e ka klasifikuar Francen si zone me incidence te larte. Kjo vlen edhe per Republiken Çeke dhe Sllovakine - klasifikuar me pare ne nivel rreziku me te larte, shkruan Deutsche Welle.
Gjate vitit 2020, teksa globi po tronditej nga COVID-19 dhe bota perjetoi recensionin me te rende qe nga Lufta e Dyte Boterore, miliarderet pane pasurite e tyre te arrinte maja te reja. Tani ata po diskutojne me menaxheret e pasurive te tyre se si ta mbajne nen kontroll dhe ta konsolidojne pasurine mes rrenojave te pandemise, njofton REL. Te tjere po diskutojne se si tu paraprijne diskutimeve me qeverite per te marre pjeset qe u takojne nga kostot e rimekembjes.
Bota duhet te kthehet ne normalitet deri ne fund te vitit 2022 fale vaksinave COVID-19, tha Bill Gates ne nje interviste per gazeten polake 'Wyborcza' dhe per transmetuesin televiziv TVN24. "Kjo eshte nje tragjedi e pabesueshme", tha bashkethemeluesi i Microsoft mbi pandemine, duke shtuar se lajmi i vetem i mire ishte hyrja e vaksinave.