
Një 60-vjeçar në Gjermani dyshohet se është vaksinuar dhjetëra herë kundër Covid me qëllim për t’u shitur pasaporta të falsifikuara vaksinimi njerëzve që nuk dëshironin të vaksinoheshin vetë. Burri nga qyteti lindor i Gjermanisë, Magdeburg, emri i të cilit nuk u publikua, thuhet se ka marrë deri në 90 doza kundër Covid-19 në qendrat e vaksinimit në shtetin lindor të Saksonisë për muaj të tërë, derisa u kap nga policia në fillim të këtij muaji.Ai nuk është ndaluar por është nën hetim për lëshim të paautorizuar të pasaportave të vaksinimit dhe falsifikimit të dokumenteve.