Rritet niveli i Fierzës, por ende nuk prodhon energji

fierza.nivelii

Reshjet e tre ditëve të fundit në verilindje të vendit, kanë ndikuar në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet të rriten në ditët në vijim.

Prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë bazenin ujëmbledhës më të madh në vend aktualisht kanë arritur 800 metër kub në sekondë.

Kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar dhe prurjet janë optimale. Kështu, krahasuar me 6 ditë më parë, niveli i ujit në Fierzë, është rritur me 4 metra. Me 28 mars niveli i liqenit të Fierzës, ishte 259.53 m ndërsa prurjet 100 metër kub në sekondë.

Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit në 257 metra, niveli më i ulët në 20 vite. Pika optimale në liqen është 271 metër, minimale 244 metra ndërsa ajo maksimale kur ka reshje të bollshme shkon në 296 metra.Në mesataret vjetore të matjes së nivelit të ujit në periudhën mars-qershor, uji ka qenë në kuotën e 276 metrave.

KESH informon se prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin janë :

HEC Fierzë 800 m3/s

HEC Koman 1075 m3/s

HEC Vau i Dejës 70 m3/s

Sipas njfotimit nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 263.04 mmnd,

Hec Koman 170.67 mmnd,

Hec Vau Dejës 73.69 mmnd

KESH bën me dije se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 8344 MWh (ditor) ndërsa Rezerva Energjetike në vend është 315 GWh.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.