
Covid-19 si kudo në Europë i ndikoi negativisht normat e jetëgjatësisë, por në Shqipëri, virusi duket se ka dëmtuar më shumë jetëgjatësinë në personat që jetojnë në qendrën e vendit, zonë e cila është edhe me e zhvilluar ekonomikisht. Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se, jetëgjatësia e popullsisë në rajonin e qendrës së Shqipërisë (Tiranë-Elbasan) në vitin 2020 u ul me 2.8 vite në raport me vitin 2019.