Ngrihet në Krumë, shtatorja e Pjetër Bogdanit, arqipeshkëvi Massafra nderon klerikun dijetar

Ngrihet në Krume

Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit Shkodë-Pult, President i Konferencës Ipeshkvnore Shqipërisë, mori pjesë të enjten në Inaugurimin e shtatores së Imzot Pjetër Bogdanit në Krumë, Has.

Pjetër Bogdani shquhet jo vetëm si ipeshkëv i lartë, por edhe si atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të vlefshëm në teologji e në përpjekje për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane, për zhvillimin dhe përparimin e kulturës së shqiptarëve.

Me veprimtarinë e tij misionare, kishtare, shoqërore, kulturore dhe politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e vet teologjike “Cuneus Prophetarum De Christo Salvatore Mundi, Et Eius Evangelica Veritate”, apo sipas përkthimit të françeskanit At’ Justin Rrotës “Çeta e profetëve", imzot Pjetër Bogdani është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes shqiptare e teolog i shquar.

Pjetër Bogdani lindi rreth 1627 në Has dhe vdiq më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.