Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 30 prill 2022

maj.freskkk

Të ndodhur në stinën e pranverës temperaturat e ajrit janë në rritje dhe një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe rreshje shiu afatshkurtra por të rrëmbyeshëm.

Në këtë mënyrë kjo fundjavë (si për ditën e Shtunë ashtu dhe atë të Diel) parashikohet që ditët nisin fillimisht me diell e vranësira kalimtare. 

Më pas në orët e nxeta të ditës (mesditë deri pasdite) shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore-malore.

Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto rreshje hera-herës janë të rrëmbyeshme. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/s.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.