
Shqipëria u rendit e 11-a në Europë në vitin 2021 për nivelin e lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë. Sipas Ministrisë së Financave borxhi publik në vitin 2021 ishte 78.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat e tjera të Eurostat e rendisin Shqipërinë pas Greqisë, Italisë, Portugalisë, Spanjës, Francës, Belgjikës, Qipros, Malit të Zi, Austrisë dhe Kroacisë (shiko grafikun në fund). Ndërsa në rajon, Shqipëria është e dyta, pas Malit të Zi.