
Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Një shifër kjo e lartë në krahasim me një ditë më parë, ku u raportua vetëm për 3 të vdekur. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2193 testime kanë rezultuar pozitivë 435 qytetarë, ndërsa 446 të shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.