
Reshjet me intensitet të lartë që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar probleme në përmbytje dhe qarkullimin e mjeteve. Disa lagje të Vlorës janë zgjuar nën pushtetin e ujit, ndërsa rrebeshet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në disa zona si ajo e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës, Murrashit dhe aksin Elbasan-Librazhd.