Moti në fundjavë; Në këto zona priten reshjet e para të borës

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellmesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet rifuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjelle reshje të përkohëshme shiu në territorin shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim 3 ballë.
LEXO TE NGJASHME