Parashikimi i motit për ditën e premte

 0.222moti shqip1602484754

Përshëndetje nga SHMU!

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar pas orëve të mesditës gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Reshjet do të mbeten të izoluara dhe të dobta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-18m/sek.

Temperaturat parashikohen:
 

-në zonat malore 0°C deri në 10°C

-në zonat e ulëta 7°C deri në 18°C

-në zonat bregdetare 9°C deri në 18°C

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.