
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shënuar fitore bindëse ndaj rivales së tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit në Francë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shënuar fitore bindëse ndaj rivales së tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit në Francë.
Forcat ruse kanë marrë dhjetëra qytete të vogla në Donbass, ku luftimet intensive vazhdojnë në rajonet Donetsk dhe Lugansk. Kështu deklaroi Kievi, duke kundërshtuar vëzhgimet e inteligjencës britanike, sipas të cilave rusët nuk kanë bërë përparim thelbësor në Ukrainë në 24 orët e fundit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të jetë në Kiev javën e ardhshme për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pasi të ketë takuar homologun e tij rus Vladimir Putin.
Papa Françesku ka thënë se ka hequr dorë nga planet për t’u takuar në qershor me Patriarkun Ortodoks rus Kirill, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin i cili ka mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se partnerët perëndimorë më në fund kanë filluar t'i ofrojnë Kievit armët që i nevojiten vërtet. “Më në fund u dëgjuam” dhe Ukraina po merr “pikërisht atë që ne kërkuam”, tha Zelensky në një video-mesazh të lëshuar në orët e fundit të marrë edhe nga Interfax.