
Për herë të parë, Vladimir Putin duket se ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të fituar kontrollin total të Ukrainës pas 48 ditësh luftë.
Për herë të parë, Vladimir Putin duket se ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të fituar kontrollin total të Ukrainës pas 48 ditësh luftë.
Finlanda po fillon sot një debat që mund të rezultojë në aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO brenda disa javësh, raporton agjencia e lajmeve AFP. Një raport nga qeveria i publikuar të mërkurën do të shqyrtojë situatën "thelbësisht të ndryshuar" të sigurisë, sipas ministrisë së jashtme të Finlandës, dhe do të bëjë rrugën e tij përmes parlamentit, shkruan BBC.
Lufta në Ukrianë tani është në prag të paranojës, pasi forcat pushtuese ruse tani akuzohen për hedhjen e armëve kimike në qytetin ukrainas Mariupol, ndërsa përpjekjet e Moskës për të ndarë vendin përshkallëzohen në sulme që manifestohen ose priten të zhvillohen përgjatë gjithë frontit nga Kharkovi në Donetsk dhe ndoshta më pas në Odessa.
Presidenti Joe Biden shtoi retorikën e tij ndaj Rusisë të martën, duke akuzuar Presidentin rus Vladimir Putin se projektoi një "genocid" në Ukrainë. "Buxheti i familjes suaj, mundësia për të mbushur serbatorin, asnjë prej këtyre nuk duhet të varet nga nëse një diktator shpall luftë dhe bën gjenocid gjysmë bote larg", tha Presidenti Biden gjatë një vizite në shtetin amerikan Ajova për të njoftuar një program që do të ndihmojë në uljen e çmimit të karburantit.
Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e rritura të presidentit Vladimir Putin , Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme e Japonisë.