
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Ukrainës anëtarësim në këtë bllok, meqë sipas tij, ky veprim do të përbënte “përgjigje të fuqishme” ndaj pushtimit të paprovokuar rus.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Ukrainës anëtarësim në këtë bllok, meqë sipas tij, ky veprim do të përbënte “përgjigje të fuqishme” ndaj pushtimit të paprovokuar rus.
Debat për pasojat e embargos së naftës në BE: BE planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, me një embargo të naftës deri në fund të vitit, por ekonomistët shprehin dyshime për efektin e saj.
Partia Socialiste e Francës dhe partia e majtë La France Insoumise (LFI) kanë arritur një marrëveshje në parim për të formuar një aleancë për zgjedhjet parlamentare të qershorit, tha politikani i LFI-së Adrien Quatennens në radio Franceinfo të mërkurën.
Kryetari i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi ka ndarë përvojën e tij në Kiev dhe takimin me presidentin Zelensky. Xhaferi tha gjatë intervistës në Opinion, se ai ishte i pari nga Ballkani Perëndimor që viziton Kievin në situatën e luftës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë sot takime të ndara në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode me anën e një postimi në Twitter. Ai ka njoftuar edhe se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.