ASISTENCA FAMILJARE
RRUGA SAMI FRASHERI, SHESHI " WILLSON" , TIRANE
0683311685 / 042405045
info@asistencafamiljare.al
E Hënë 08.00 - 17.00
E Martë 08.00 - 17.00
E Mërkurë 08.00 - 17.00
E Enjte 08.00 - 17.00
E Premte 08.00 - 17.00
E Shtunë 08.00 - 14.00
E Dielë pushim
ASISTENCA FAMILJARE
Kompania jonë lindi si një dëshirë për tu bërë prezent në shoqërinë tonë me shërbimet e nevojshme për kategorinë e personave që më së shumti kanë nevojë për kujdesin e të tjerëve, fëmijët dhe të moshuarit.
Këto shërbime kanë ardhur si rezultat i kushteve të reja të jetesës dhe të punës, që sjellin nevojën për zgjedhjen e një shërbimi dhe një prezence të kualifikuar për shumë familje, dhe veçanërisht njohje për trajtime profesionale për nevojat e reja dhe shërbime pak të përdorura më parë në shoqërinë shqiptare.
Në këtë sipërmarrje ne jemi bazuar në ndërthurjen e përvojës italo-shqiptare në fushën e kujdesit familjar.
Ne e dimë që përfshirja e një personi të panjohur në ambjentet familjare është e vështirë, dhe për këtë, përveç besueshmërisë, një nga kriteret bazë që kërkojmë tek punonjësit tanë gjatë selektimit është cilësia e empatisë. (e ndjesisë së natyrshme të personit për të qënë i ndjeshëm ndaj të tjerëve) .
Filozofia jonë është ofrimi i shërbimit cilësor, në mënyrë që individët në nevojë për kujdes të mund të qëndrojnë pranë ambjentit familjar dhe të mund të vazhdojnë të jetojnë sipas stilit të përzgjedhur të jetesës, pavarësisht moshës, kufizimit të aftësive fizike e konjitive, apo vendndodhjes gjeografike. Prioriteti ynë do të jetë gjithmonë dedikimi ndaj nevojave të klientit, duke respektuar atë çka është e rëndësishme për të dhe familjen e tij.
- BABYSITTER ( DADO )
- KUJDESI PER TE MOSHUARIT
- ASISTENCE E SPECIALIZUAR
- TELEASISTENCA
- PUNESIME & TRAJNIME TE VAZHDUESHME
Asistenca Familjare ofron kujdes në shtëpi në bazë të orareve të kërkuara, deri në 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Çmimi varet nga nevojat specifike për shërbim, vendndodhja, orari, etj.
Ne mendojmë se në Shqipëri është shfaqur nevoja për një kompani që mund të mundësojë në mënyrë sistematike babysitter...
Posted by Asistenca Familjare on Monday, January 30, 2023