Gjithçka lindi nga ky debat, si qëndron e vërteta pas sherrit të Kate Middleton dhe Meghan Markle
Marrëdhënia mes Meghan Markle dhe Kate Middleton nuk ka qenë kurrë e thjeshtë. Shpeshherë të dyja kanë përfunduar në faqet e para të tabloidëve britanikë për shkak të pëplasjeve me njëra-tjetrën, përplasje këto që kulmuan gjatë dasmës së dukës së Sussex, princ Harry, me ish-aktoren e "Suits"
Gazetari investigativ Tom Bower pretendon në librin e tij “Hakmarrja” se Kate “shpërtheu në lot” pasi Meghan e krahasoi vajzën e saj, Princeshën Charlotte, “në mënyrë të pafavorshme me vajzën e shoqes më të mirë Jessica Mulroney”, Isabel, gjatë një diskutimi për fustanin e nusërisë para dasmës së Meghan me Princ Harry.
Në librin e tij, shkrimtari pretendon se burime të paidentifikuara i thanë atij se dukesha e Cambridge dhe dukesha e Sussex nuk ishin dakord nëse duhet të vishnin geta në dasmë. Ai gjithashtu pretendoi se “këmbëngulja” e Meghan ishte “mbështetur” nga ish-shoqja e ngushtë e saj dhe nëna e një tjetër shoqërueseje të nuses Jessica Mulroney, duke shtuar: “Disa do të thonin se Meghan e krahasoi Ivy në mënyrë të favorshme kundër Charlotte”. Disa raportime nga njerëz të pa identifikuar në vitin 2018 pohuan se Meghan e kishte bërë Kate të qante gjatë një sherri për zgjedhjen e fustaneve të shoqërueseve të nuses.
Dukesha e Sussex-it i ka hedhur poshtë këto pretendime në një intervistë e cila tha: "Kate ishte e mërzitur për diçka dhe nuk mendoj se është e drejtë që ajo të hyjë në detajet e kësaj, sepse ajo kërkoi falje. Ajo që ishte e vështirë për t'u kapërcyer ishte fajësimi për diçka që jo vetëm që nuk e bëra, por që më ndodhi mua”. Ndërsa një mik i Princ William dhe Middleton është shprehur: “Ishte një ditë e nxehtë dhe me sa duket pati një grindje nëse shoqërueset e nuses duhet të veshin geta apo jo. Kate, duke ndjekur protokollin, mendoi se duhej. Meghan nuk donte që ata ta bënin këtë”, raporton Daily Mail.
Pas lajmeve të bujshme që qarkullonin nëpër media të ndryshme për sherrin e dy dukeshave, Pallati Kensington lëshoi një deklaratë duke mohuar se mosmarrëveshja kishte ndodhur ndonjëherë dhe duke thënë se artikulli i Tatler kishte “një mori pasaktësish dhe keqinterpretimesh të rreme”.
LEXO TE NGJASHME