Shitje & Marketing
AGJENT/E SHITJESH ONLINE (GJUHA SHQIPE) – ALBEST
Përshkrimi i Pozicionit
ALBEST po zgjeron ekipin dhe kërkon të punësojë një Agjent/e Shitjesh Online në gjuhën shqipe.
Nëse ke aftësi të mira komunikimi, të pëlqen puna me klientët dhe motivohesh nga rezultatet dhe bonuset mbi performancën, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Përgjegjësitë kryesore:
• Kontaktimi dhe komunikimi me klientë potencialë.
• Prezantimi dhe shitja e shërbimeve të ALBEST.
• Ndjekja e klientit nga kontakti i parë deri në finalizimin e shitjes.
• Follow-up me klientët potencialë.
• Identifikimi i nevojave të klientëve dhe rekomandimi i shërbimeve më të përshtatshme.
• Mbajtja e një komunikimi profesional dhe korrekt gjatë gjithë procesit të shitjes.
Kërkesat:
• Gjuhë shqipe shumë e mirë në komunikim dhe shkrim.
• Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe bindjeje.
• Njohuri bazë mbi marketingun dhe marketingun dixhital.
• Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes.
• Vetëbesim, iniciativë dhe këmbëngulje.
• Aftësi për të punuar me objektiva.
• Eksperienca e mëparshme në shitje përbën avantazh.
Ne ofrojmë:
• Pagë bazë + përqindje për çdo shitje të realizuar.
• Bonuse sipas performancës.
• Trajnim profesional mbi shërbimet dhe procesin e shitjes.
• Mbështetje të vazhdueshme nga ekipi.
• Mundësi reale për zhvillim profesional dhe karrierë afatgjatë.
Për të aplikuar, dërgoni CV-në ose kontaktoni në numrin: 068 69 63 303.
Informacion Kyç
Paga Mujore
Pagë bazë + bonus dhe përqindje sipas performancës
Vendndodhja
Tiranë, Shqipëri
Data e Postimit
31 gusht