Adriana Lima dhe Joe Thomas i japin fund lidhjes se tyre
Bukuroshja e ‘Victoria Secret’ Adriana Lima dhe aktori i famshëm Joe Thomas i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Kjo u konfirmua pasi 35 vjeçarja, ka larguar të gjitha fotografitë që kishte me të dashurin e saj Thomas, në rrjetin social Instagram.
Por kjo nuk është e gjitha, Daily Mail thotë se ndarja e tyre nuk ishte për tu befasuar, nga që Adriana Lima dhe tashmë ish-i dashuri i saj Joe, kishin shumë probleme kohëve të fundit.