Si te shpetoni nga qukat ne fytyre

 640 0 5cb24d297a7ce quka

Në kozmetikë ka metoda dhe mënyra të ndryshme për të mbrojtur fytyrën, por aty ku kremrat mbrojtës nuk janë të mjaftueshëm për të kufizuar përhapjen e këtyre spoteve të vogla, disa truke në kushtet e shtëpisë suaj mund t’ju vijnë në ndimën për zbardhjen e tyre.
Një mënyrë e thjeshtë është maska me qumësht ose kos, pasi aciditeti që gjendet në qumësht dhe kos është shumë efektiv në pastrimin e qukave, sidomos të atyre natyrore. Në fakt, enzimat e këtyre produkteve sheshojnë lëkurën dhe  qartësojnë njollat e errëta.
Aplikoni në fytyrën tuaj një shtresë natyrale kosi  dhe e lini derisa të thahet; apo me ndihmën e një cope pambuku lyeni fytyrën më qumësht dhe e lini të pushojë për rreth 10 minuta.
Një tjetër formë shumë e thjeshtë është dhe ajo me fruta. Të shumta janë frutat që mund të përdoren pasi janë të pasura me vitamina dhe enzima. Ndër frutat që janë më të përshtatshme për këtë qëllim janë papaja dhe ananasi, të cilat mund të reduktohen në një pure dhe të aplikohen si një maskë, ose të prera në feta dhe të aplikohen direkt në lëkurë për rreth 20-30 minuta.
Kivi dhe luleshtrydhet janë një “scrub” natyral për shkak të farave të tyre dhe mund të përdoren individualisht ose të kombinuara së bashku. I ktheni këto fruta në pure dhe me masën e përftuar fërkoni butë lëkurën. E lini derisa ajo thahet dhe në fund shplajeni me ujë.
Në të gjitha rastet e paraqitura maska duhet të mbahet për 20 minuta, të lahet si zakonisht dhe në fund të përdoret një krem zbutës.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.