Çmimet e apartamenteve në Tiranë, zonat më të lira dhe më të shtrenjta

0.4auto 723 0 full1628833082

Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tiranës, duhet të mendohesh mirë. Çmimet janë shumë më të shtrenjta sesa një dekadë më parë dhe për më tepër, rritja ka vazhduar dhe në tremujorin e parë.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group, me një rritje prej 70% në krahasim me vitin referencë 2005.

Lexo edhe këtë: Indeksi i Keydata/ Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 70% nga viti 2005: U shtrenjtuan dhe në gjysmën e parë 2021

Indeksi analizon dhe ecurinë e çmimeve të apartamenteve sipas zonave kryesore, brenda unazës së vogël, jashtë unazës së vogël dhe në Bllok.

Brenda unazës

Në fund të tremujorit të dytë 2021, një apartament brenda unazës kushton mesatarisht 1,173 euro/metër katror, nga rreth 700 euro në vitin 2005.

Sipas raporti, që shoqëron publikimin e indeksit, tendenca rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e parë 2021. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 1,173 €/m2; çmimi median përllogaritet në 1,085 €/m2. Kraasuar me tremujorin e fundit 2020, në këtë gjashtëmujor, çmimet mesatare[1] janë rritur me 4.22% dhe çmimet mediane[2] me 4.47%.

[1]Çmimet mesatare shprehin çmimin e shitjes së një apartamenti në një zonë të caktuar, i cili përllogaritet si shumë e çmimeve të shitjes ndaj numrit total të apartamenteve në shitje në atë zonë.

[2]Çmimet mediane shprehin vlerën e mesit të çmimit të shitjes nga një numër apartamentesh në shitje





























 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.