Portieri veteran i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka bërë bujë të madhe në futbollin kilian pas transferimit të tij te gjiganti i njohur Colo-Colo, duke shkaktuar një ndikim aq të fortë sa vetë federata vendosi të bëjë një përjashtim të veçantë vetëm për të. 40-vjeçari, i cili fitoj famë ndërkombëtare për paraqitjet e tij fantastike në Kupën e Botës me fanellën e Kepit të Gjelbër, iu bashkua skuadrës kiliane si lojtar i lirë pas mbylljes së aventurës te Chaves.
Në fazën e parë, Vozinha u ndesh me rregullat strikte të Federatës Kiliane të Futbollit, të cilat detyrojnë çdo lojtar të mbajë mbiemrin e tij të vërtetë në fanellë, duke e penguar fillimisht të përdorë nofkën e tij të njohur. Megjithatë, duke parë specifikën e rastit dhe popullaritetin e tij, federata bëri një lëvizje të jashtëzakonshme, duke e lejuar që mbi numrin 29 të fanellës së tij të shkruhet emri i tij i artë “Vozinha”.
Emri i vërtetë dhe i plotë i portierit është Josimar José Évora Dias, por nofka “Vozinha” është ajo me të cilën ai është identifikuar në të gjithë karrierën e tij ndërkombëtare. Prezantimi i tij te Colo-Colo është shoqëruar me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozët, të cilët e kanë mirëpritur me një atmosferë spektakolare. Gjatë karrierës së tij të pasur, Vozinha ka mbrojtur portën e skuadrave të ndryshme në Evropë, si Trenčín, AEL Limassol, Gil Vicente dhe Chaves.