Jose Mourinho raportohet se ka një plan të qartë për Arda Gülerin, duke synuar ta shndërrojë mesfushorin turk në një organizator kryesor të lojës, me një rol të ngjashëm me atë që kishte Mesut Ozil te Real Madridi. Sipas “Mundo Deportivo”, krahasimet vijnë për shkak të vizionit në lojë dhe pasimeve vendimtare. Mourinho e sheh Gülerin si lojtarin ideal për të udhëhequr aksionet sulmuese dhe për të shërbyer si furnizuesi kryesor i Kylian Mbappesë, ngjashëm me mënyrën se si Ozil asistonte dikur Cristiano Ronaldon. Edhe pse është aktivizuar në pozicione të ndryshme, faza përgatitore do të jetë vendimtare që 21-vjeçari të përshtatet plotësisht dhe të bëhet figurë kyçe te madrilenët.