Lajme, Sport, Futboll, Kupa e Botës
23 korrik 2026
2 min lexim
Kërkesa për përsëritjen e finales së Kupës së Botës, Argjentina kundërpërgjigjet me qindra mijëra firma
A
admin@albest.al
Postuar më 23 korrik 2026
Më shumë se 200,000 tifozë francezë nënshkruan një peticion ku kërkonin përsëritjen e finales së Kupës së Botës për shkak të pretendimeve për gabime të gjyqtarit Szymon Marciniak, ndërsa reagimi i argjentinasve erdhi në mënyrë epike. Tifozët e “Albiceleste” iu përgjigjën duke krijuar peticionin e tyre në Change.org me titull: “Franca, ndalo së qari” (Francia deja de llorar). Peticioni u iniciua nga tifozi Valentin Gomez pasi francezët u ankuan për penalltinë ndaj Angel Di Marias, golat e Argjentinës dhe pretendimet se zëvendësuesit kishin hyrë në fushë. Ky kundër-peticion shpërtheu në rrjetet sociale duke grumbulluar qindra mijëra nënshkrime brenda pak orësh dhe duke kaluar firmat e francezëve.