Edon Zhegrova i jep fund zërave për largim – Ylli kosovar konfirmon dëshirën e madhe për të qëndruar te Juventusi: "Këtu ndihem i lumtur"
admin@albest.al
Postuar më 5 gusht 2026
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shuar përfundimisht çdo spekulim apo zë rreth një largimi të mundshëm nga skuadra e Juventusit. Pas paraqitjes fantastike dhe golit vendimtar që i dhuroi fitoren “Zonjës së Vjetër” në ndeshjen miqësore kundër Chelseat, anësori kreativ foli për “Sky Sport”, duke qenë tejet i qartë dhe direkt rreth planeve për të ardhmen e tij në Torino.
‘Jam shumë i kënaqur pas këtij goli, jam shumë i kënaqur për të gjithë skuadrën’, u shpreh Zhegrova, duke shtuar se ‘ne punojmë mirë dhe trajneri gjithnjë dëshiron që futbollistët të përmirësohen. Edhe unë punoj çdo ditë për t’u përmirësuar dhe shpresojmë që këtë vit gjërat të shkojnë më mirë sesa në atë të kaluar dhe shpresojmë që të fitojmë ndeshjet e ardhshme’. Duke u ndalur te vështirësitë e kaluara, lojtari pranoi hapur se ka kaluar momente delikate: ‘Vuaj shumë sezonin e kaluar sepse pata një problem në pubalgji, por gjithmonë besoj te vetja. Jam i kënaqur me veten time dhe Juventusin që është një klub i madh dhe ku unë dua që të qëndroj’.
Deklarata e sulmuesit anësor vjen në një moment ku emri i tij ishte lakuar shpesh në media lidhur me lëvizje të mundshme merkatoje, por vetë lojtari ka treguar besim të plotë te projekti bardhezi, duke kërkuar të lërë pas dëmtimet dhe të lërë gjurmë të rëndësishme në sezonin e ri futbollistik.