Çfarë ha dhe sa fle njeriu më i pasur në botë?

 640 0 63664eca06617

Mund të thoni se njerëzit me pasuri të mëdha përdorin metoda speciale për të ruajtur shëndetin, produktivitetin dhe fokusin, por e vërteta është ndryshe. Elon Musk, njeriu që zë vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur, ka rregulla të veçanta që ai i përmbahet rreptësisht.

Musk ka zbuluar se”është e vështirë që të qëndrojë në formë sepse po plaket gjithnjë e më shumë”.“Për të qenë i sinqertë, më mirë do të ha ushqim të shijshëm dhe të jetoj një jetë më të shkurtër”, tha ai duke shtuar se është i vetëdijshëm për rëndësinë e mbajtjes së peshës, ndaj nuk e anashkalon kurrë mëngjesin.

Ai ha kryesisht omëletë, dhe i pëlqen skara. Preferon kuzhinën franceze dhe gjermane. Njeriu më i pasur fle çdo natë deri në gjashtë orë e gjysmë, që është pak më pak se rekomandimi i mjekut që duhet të flemë shtatë deri në nëntë orë. “Gjumi është i mrekullueshëm. Jam i mërzitur nëse nuk fle mjaftueshëm.

Mund të rrija zgjuar më gjatë, por më pas do të punoja më pak, sepse mungesa e gjumit ndikon në fokusin tim”, shpjegoi miliarderi, i cili nuk ha apo pi asnjëherë alkool dy deri në tre orë para se të shkojë në shtrat, sepse prish gjumin.

Sipas vlerësimeve të Forbes, pasuria neto u rrit në 255.2 miliardë dollarë pas mbylljes së tregut dje. Kjo shifër e bën njeriun më të pasur të të gjitha kohërave që ka ecur ndonjëherë në planet. Ai është më i pasur se çdo miliarder që Forbes ka analizuar ndonjëherë. Pasuria e Musk vlen më shumë se ajo e bashkëthemeluesit të Google, Larry Page, dhe CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg, së bashku.

Për pjesën më të madhe të pasurisë, Musk duhet të falënderojë kuotën prej 21% të aksioneve në Tesla, të cilën e ndihmoi që në fillim, së pari si investitor, thuajse dy dekada më parë. Të premten aksionet u mbyllën në kuotën 910 dollarë. Mesditën e së hënës, aksionet u rritën në rreth 978 dollarë secili, me rritje 33% nga fillimi i vitit. Në orën 16:00, kapitalizimi i tregut të Tesla kapërceu për herë të parë 1 mijë miliardë dollar.

Aksionet arritën në fund të ditës në 1.024,86 dollarë secili, në rritje me 12.6% në një ditë. Musk ka aksione edhe në shoqërinë e eksplorimit të hapësirës SpaceX. Së fundi, kompania është vlerësuar nga investitorët në 74 miliardë dollarë, pas një financimi në shkurt.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.