Doni të keni sukses dhe para? Niseni kështu ditën çdo mëngjes

sukses.paraaaa

Zakonet e përditshme të mëngjesit janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e ditës, e kështu në plan afatgjatë edhe të jetës sonë. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet të ndiqni një sërë ritualesh mëngjesi.

Probabiliteti i suksesit tuaj mund të varet nga zgjedhjet se si t’i kaloni ato orë kritike përpara se të fillojë dita juaj e punës. Më poshtë janë disa  zakone të mëngjesit të disa prej liderëve më të suksesshëm, që mund t'i zbatoni për të rritur efektivitetin në ditën tuaj.

Njerëzit e suksesshëm priren të ngrihen dhe të jenë në formë ndërsa pjesa tjetër e botës është ende në gjumë. Filloni të mendoni si do ta programoni ditën në mënyrë ideale, para se dikush tjetër në familje të ngrihet. Si e filloni ditën tuaj përcakton se sa mirë do të jetë ajo në vazhdim.

Krijoni kohë për ditar, reflektim, lexim ose meditim. Koha e shpenzuar për reflektim nuk është asnjëherë kohë e humbur. Kjo ju ndihmon të shihni brenda vetes dhe asaj që synoni të bëni në jetën tuaj.

Njerëzit e suksesshëm nxisin motivimin e tyre. Motivimi nuk zgjat përgjithmonë, kështu që planifikoni ta nxisni atë tek vetja gjithmonë. Njerëzit shumë të suksesshëm shpenzojnë kohë çdo ditë duke ushqyer motivimin e tyre duke dëgjuar podkaste, duke parë video, duke lexuar apo çdo gjë që i mban ata të frymëzuar.

Digjni disa kalori. Ushtrimet e mëngjesit janë ndër ritualet e preferuara të përditshme të liderëve të suksesshëm. Pavarësisht nëse keni kohë. 15 minuta kardio ose diçka tjetër, do ta mbajë trupin dhe mendjen tuaj në maksimumin e tyre për t’ju ndihmuar të jeni produktiv dhe efektiv në ditën e gjatë në vazhdim.

Ata planifikojnë. Nëse nuk shpenzoni disa minuta nga mëngjesi për të përcaktuar një drejtim për ditën, si do ta kuptoni nëse jeni duke shkuar në drejtimin e duhur? Çdo lideri të suksesshëm që njoh i duhen të paktën 10 minuta nga mëngjesi i tij për të planifikuar dhe hartuar strategji.

Ata fillojnë me atë që duan të arrijnë atë ditë dhe e ndajnë kohën e tyre sipas rëndësisë së secilës detyrë. Të kesh një plan ndihmon që dita e tyre të jetë më e menaxhueshme dhe më pak stresuese.

Ata i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë. Çdo ditë pyesin veten “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëja atë që do të bëj sot?” Të gjithë duan të ndiejnë se ajo që bëjnë ka kuptim. Kur e bëni këtë pyetje në baza ditore, do ta gjeni veten duke i dhënë përparësi ditës suaj. Të pyesësh veten se çfarë ka më shumë rëndësi dhe çfarë duhet bërë me të vërtetë atë ditë është një teknikë e shkëlqyer për të ecur përtej ditës për të krijuar një të ardhme.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE REJA

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.