5 sjelljet që do t'ju ndihmojnë të fitoni respektin e të gjithëve në vendin e punës

sjellja.pune

Të ndihesh mirë dhe i vlerësuar në vendin e punës, është një element shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e profesionit tuaj. Nëse fitoni respektin e kolegëve dhe epërorëve në vendin e punës, do të keni më shumë vetëbesim dhe do të avanconi në karrierë.

Si të arrini të fitoni respektin e të gjithëve në vendin ku punoni?

Jini aktivë

Kjo vlen sidomos kur nuk jeni të ri në atë kompani. Është e rëndësishme që ta zhvilloni veten si të pavarur dhe punonjës aktivë, të cilët janë në gjendje të marrin vendime, por edhe përgjegjësi, për t’i përfunduar disa detyra sa herë që është nevoja. Krijoni shprehi që t’i ndihmoni të tjerët sa herë që është nevoja!

Mbani premtimet

Nëse i premtoni ndonjë kolegu që do ta ndihmoni në ndonjë projekt, sigurohuni që ta mbani fjalën! Besimi është themelor për respektin, prandaj është e rëndësishme që t’i bëni të tjerët të besojnë që jeni person i cili e mban fjalën.

Jini të përpiktë

Shkoni në punë herët, uluni në tavolinën e takimeve para se të fillojnë dhe përgjigjuni në emaile dhe telefonata sa më shpejt që të jetë e mundur! Tregoni që keni respekt për kohën, që të tjerët t’ju respektojnë ju!

Shmangni thashethemet

Sa më shumë kohë që të kaloni në një kompani më shumë do të lidheni me disa nga kolegët. E rëndësishme është që këtë lidhje mos ta kaloni në thashetheme për të tjerët. Mbajeni atë nivel profesionalizmi, sa ata të mos mendojnë që do të flisni edhe për ta pasi ta kthejnë shpinën!

Vendosni kufij

Vendosja e kufijve të shëndetshëm është aftësi e rëndësishme, sepse do t’ju ndihmojë ta fitoni respektin e kolegëve tuaj. Nganjëherë nuk do të mund t’i arrini disa gjëra, andaj është më mirë që të jeni të sinqertë dhe t’i tregoni udhëheqësit që ju duhet më shumë kohë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.