Shenjat e zodiakut që do të gjejnë dashurinë e vërtetë në korrik dhe gusht!
Vera do të sjellë kthesa të pabesueshme ndjenjash sidomos për njerëzit e lindur në shenjat e mëposhtme të zodiakut të cilët do të shijojnë dashurinë gjatë korrikut dhe gushtit.
Nëse bëni pjesë në listën e fatlumëve buzëqeshni dhe jetojeni në maksimum këtë periudhë të re në jetën tuaj.
Dashi
Këtë verë jeni ju ylli i spektaklit. Në fund të fundit, Jupiteri do të lëvizë nëpër shtëpinë tuaj të parë, duke ju sjellë një burim të pafund vetëbesimi. Dhe kur ndiheni të sigurt, ju gjithashtu ndiheni të vërtetë. Kur je i vërtetë, tërheq njerëz që e vlerësojnë këtë gjë. Ata do të admirojnë shpirtin tuaj të guximshëm, duke ndezur flakën e pasionit.
Luani
Duhet të dini se vera është koha kur shkëlqeni më shumë. Kthimi diellor bëhet nga 22 korriku deri më 22 gusht, gjë që ju bën personazhin kryesor të stinës së verës. Megjithatë, ditëlindja juaj nuk është arsyeja e vetme pse tërhiqni dashurinë. Gjatë verës, Jupiteri do të sjellë kaq shumë lumturi në shtëpinë tuaj të 9-të aventureske, e cila mund t’ju prezantojë me dikë që nuk keni menduar kurrë se do të dashuroheni.
Peshorja
Kjo verë ju sjell shumë dashuri. Jupiteri do ta kalojë sezonin duke lëvizur nëpër shtëpinë tuaj të 7-të të marrëdhënieve, duke bërë që të merrni sa më shumë pozitivitet. Megjithatë, ndërsa Saturni vazhdon të lëvizë nëpër shtëpinë tuaj të pestë romantike, do të vendosni të punoni për çdo gjë që ju pengon të shpreheni. Mos u shqetësoni nëse fiksoheni shumë pas dikujt, sepse meritoni dikë të veçantë në jetë./ Top Albania Radio
LEXO TE NGJASHME