Vazoja e perandorit kinez shitet për 1.8 milion dollarë
Një vazo kineze "jashtëzakonisht e rrallë" e shekullit të 18-të e blerë në vitet 1980 për disa qindra paund dhe e ruajtur nga një mjek kirurg, është shitur për 1.8 milion dollarë.
Vazoja me xham blu, argjendi dhe e praruar u krijua për oborrin e Perandorit Qianlong. E zbukuruar me zogj dhe lakuriqë nate, vazoja ishte në pronësi të një kirurgu, i cili ia kaloi më pas djalit të tij. Mark Newstead nga shtëpia e ankandeve tha:
"Ne jemi të kënaqur me këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Vumë re një interes të madh nga Kina, Hong Kongu, Amerika dhe Britania e Madhe që rezultoi në oferta shumë konkurruese."
Vazo mban shenjën "dalluese" me gjashtë karaktere të periudhës Qianlong (1736-1795) në bazën e saj.
"Bluja e pasur me kobalt shpesh quhet "blu sakrifikuese", që rrjedh nga përdorimi i enëve në këtë lustër ngjyrash që përdoren gjatë sakrificave në Altarin Perandorak të Qiellit", tha ai.
“Është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh vazo blu të pikturuara si me prarim ashtu edhe me argjend. Asnjë porcelan tjetër i zbukuruar me të njëjtën temë në ar dhe argjend nuk është gjetur i dokumentuar ndonjëherë", tha Newstead.
Zogjtë fluturues dhe lakuriqët e natës në vazo nënkuptojnë jetëgjatësi dhe prosperitet.
LEXO TE NGJASHME