A duhet t'i tregoni partnerit se kolegu juaj flirton me ju në punë?

fliertim.partneri.koleguu

Jeni në një lidhje por keni edhe ngacmime të tjera? Nuk ka asgjë të pazakontë që një koleg të tregojë interes ndaj jush, të flirtojë në ambientet e punës apo t’ju kërkojë një takim pas saj. Dhe është normale që të tundoheni, mos u shqetësoni.Por dilemat fillojnë kur jeni aktualisht në një lidhje. A duhet t’i tregoni partnerit rreth flirteve në punë?

Ekzistojnë tre alternativa të cilat mund t’ju ndihmojnë të dilni një herë e mirë nga e gjithë kjo situatë e sikletshme dhe të mos ndiheni më fajtore, shkruan ‘Women’s Health’.

1 – Thuaja, nëse të duhen sherret e vogla

I dashuri juaj me siguri e di që djem të tjerë flirtojnë me ju dhe nëse ja thoni ai do të mendojë se po e bëni për vëmendje. Por nëse nga ana tjetër kolegu juaj fillon ta teprojë, duhet t’i vini pikat mbi “i”. Pas kësaj bëni mirë të informoni partnerin tuaj për këtë dhe të dy të vendosni çfarë do të bëni.

2- Jo! Rregulloje vetë.

Është problemi juaj, nuk keni pse ta përfshini të dashurin në gjithë këtë. Edhe nëse situata del jashtë kontrollit jeni ju që duhet ta zgjidhni me kolegun këmbëngulës këtë situatë.

3 – Po flirtoni dhe ju?

Nëse ju pëlqejnë provokimet dhe zgjidhni të flirtoni me të, është në rregull, por vetëm nëse nuk e kaloni masën.Nëse gjërat fillojnë të marrin përmasa të tjera, ndaloni dhe pyesni veten se ku mund t’ju çojë e gjithë kjo. Ndërkohë, i dashuri juaj, më mirë mos ta marrë vesh, të paktën sa të sqaroheni me veten. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.