Pse shishet e birrës kanë vetëm ngjyrë kafe dhe jeshile?
Ju ka ndodhur ndonjëherë të hapni një shishe birre, ta hidhni në një gotë dhe ta lini jashtë në diell? Ndoshta jeni kthyer pas një kohe për të pirë një gllënjkë dhe keni ndjerë diçka të çuditshme.
Nëse e keni provuar këtë shije të çuditshme, ajo shkaktohet nga një përbërje kimike e ngjashme me erën që prodhojnë qelbësit. Kjo është arsyeja pse komuniteti i birrës e ka quajtur këtë proces “skunking” (skunk – qelbës). Chuck Skypeck, drejtori i projekteve teknike të birrës në Shoqatën e Brewers, ka në pronësi dhe operon fabrika të birrës për 21 vjet. Ai tha se shkaku i skunking nuk ishte kuptuar realisht deri rreth viteve 1960.
Efektet pozitive të një gote birrë në ditë
Kur birra ekspozohet ndaj dritës së fortë, ndodh një reaksion foto-oksidimi që krijon përbërjen 3-metil-2-buten-1-tiol. Për të parandaluar që procesi i skunking të ndodhë, prodhuesit e birrës kanë zgjedhur xhamin me ngjyrë të errët. Kjo është arsyeja pse sot shihni kaq shumë birra në shishe qelqi kafe.
Por ngjyra kafe nuk është ngjyra e vetme që shihet në shishet e birrës; disa janë edhe në shishe jeshile. Shishja në ngjyrë jeshile mund të mos jetë aq mbrojtëse sa ajo kafe, por për vite me radhë ka qenë e lidhur me birrën e prodhuar në Europë dhe cilësinë. Shishet jeshile kanë qenë idenfitikuese për marka të ndryshme për shumë gjatë, ndaj përdoret edhe sot si formë marketingu.
LEXO TE NGJASHME