Të duash veten nuk është egoizëm. Si të ndaloni së kënaquri të tjerët dhe të vendosni kufij
Të duash veten do të thotë të mendosh: “Unë kam ndërmend ta dua veten time dhe të mos pres që të më duan të tjerët”. Për ta bërë këtë ju duhet t’u vendosni të tjerëve disa kufij dhe t’i zbatoni ata. Megjithatë, në një shoqëri që e konsideron vëmendjen ndaj të tjerëve pothuajse si një detyrë, respekti për hapësirën e dikujt shpesh vihet në dukje si një formë egoizmi. Pra, çfarë të bëni?
Duajeni veten dhe vendosni kufij
Ndodh shpesh t'u thuash "po" njerëzve dhe ftesave për arsyen e thjeshtë për t’i kënaqur ata që na rrethojnë. Shpesh e gjejmë veten të rraskapitur emocionalisht dhe fizikisht. Kujdesi për të tjerët vjen në kurriz të vëmendjes ndaj nesh. Këtu bëhet e rëndësishme vendosja e kufijve, të cilët janë ana praktike e dashurisë për veten. Janë pjesa për të cilën askush nuk dëshiron të flasë, sepse bie ndesh me idenë se për të qenë njerëz të mirë duhet të vendosësh nevojat e të tjerëve para të tuave dhe nëse u japim përparësi nevojave tona konsiderohemi egoistë. Vendosja e kufijve do të thotë të thuash: "Unë do të plotësoj nevojat e mia dhe nuk do të pres që të tjerët ta bëjnë atë për mua. Nëse kjo do të thotë të jesh egoist, atëherë edhe unë jam egoist”.
Dashuria për veten VS dashuria për të tjerët
Ne duhet ta duam veten, të gjithë e dimë, por vetëm pasi të kujdesemi për të tjerët. Problemi është, në atë pikë, ne zakonisht nuk kemi kohë apo energji të mbetur për veten. Të kujdesesh për të tjerët është një angazhim që ka një kosto dhe ne jemi kostoja. Ne duhet të rivlerësojmë prioritetet tona dhe të vendosim veten në krye të listës. Fjala "egoist" stigmatizohet në shoqërinë moderne, sepse lidhet me idenë e mosinteresimit për njerëzit e tjerë. Por nëse u kushtojmë më shumë vëmendje të tjerëve, për fat të keq ndonjëherë përfundojmë duke harruar veten. Mendoj se një nga gjërat më altruiste që mund të bëjmë është të kujdesemi për veten. Kur ne nuk e bëjmë këtë, të tjerët shpesh ndihen të detyruar ta bëjnë atë për ne.
Rëndësia e vendosjes së kufijve
Nga ana tjetër për shkak se ne do t'u mësojmë të tjerëve si ta trajtojnë veten, duke vendosur kufij të qartë dhe të pakalueshëm, ne do ta çlirojmë jetën tonë një herë e përgjithmonë nga dramat e shmangshme dhe marrëdhëniet toksike. Dhe më në fund do t'i japim vetes një shans për të mësuar të duam veten dhe të tjerët në mënyrën më të sinqertë dhe autentike të mundshme.
LEXO TE NGJASHME