Studimi: Ja sa vite të jetës sonë i shpenzojmë duke ndenjur në telefon

 studimi.telefonnn

Shumë prej nesh mund ta pranojmë se shpenzojnë shumë kohë me telefon. Por një studim i publikuar së fundmi përcaktoi kohën që ne kalojmë përpara ekraneve të këtyre pajisjeve teknologjike.

Sipas raportit të faqes së krahasimit të smartphoneve ËhistleOut, një qytetar mesatar kalon gati nëntë vite të jetës së tij në telefon.

Nuk është për t'u habitur që të lindurit e këtij shekulli shpenzojnë kohën më të madhe në telefonat e tyre, duke i kushtuar rreth 3.7 orë të ditës qëndrimit para ekraneve. Moshat më të mëdha shpenzojnë rreth tre orë në ditë para telefonit ndërsa të moshuarit rreth 2.5 orë.

Ndërsa pandemia e koronavirusit i ka mbajtur njerëzit më shumë në shtëpi dhe ka nxitur ndërveprimet në internet, kjo ka bërë që popullsia të shpenzojë më shumë kohë në telefon dhe laptop.

Por varësia nga teknologjia është një problem që po vazhdon prej kohësh, veçanërisht pasi telefonat janë bërë një komponent i rëndësishëm i jetës sonë. Gjithashtu nuk ndihmon fakti që sondazhet kanë zbuluar se shkurtimi i kohës para ekranit shpesh nuk e frenon varësinë ndaj telefonit. Megjithatë, kompanitë e teknologjisë duke përfshirë Google, Apple dhe Facebook kanë lançuar mjete për t'i ndihmuar njerëzit të monitorojnë kohën e tyre para ekranit.

Dokumentari i Netflix, The Social Dilema, ndezi biseda rreth ndikimit të mediave sociale në jetën tonë dhe shëndetin mendor, pasi përshkruan se si kompanitë e teknologjisë na bëjnë të përdorim produktet e tyre që të na lidhin me ato shërbime.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.