Thënie për fatin
- Sa më shumë i ndershëm njeriu, aq më i keq fati i tij. John Ray
- Nuk ka mjerim më të madh se sa të jesh i pakënaqur me fatin tënd.
- Lojëra fati: Mënyra më e sigurtë për të marrë asgjë duke dhënë diçka. Wilson Mizner
- Ajo që dikush nuk dëshiron të dijë për veten e tij, përfundon si një fat.
Dashuria është fati ynë i vërtetë. Nuk do ta gjejmë të vetëm kuptimin e jetës, do ta gjejmë atë me një tjetër.
Si është e mundur që të tjerët të përcaktojnë pak fatin tonë, të na e imponojnë dhe ne ta pranojmë?
Njeriu shpesh e takon fatin e tij në rrugën që ai zgjodhi për të shmangur.
Fati ndjek njeriun, nuk i paraprin. Pra, është e kotë përpjekja e atyre që mendojnë se po e ndjekin.
Fati njerëzor përcaktohet nga tri kategori kryesore. Ato janë:
1. Ajo çka jemi - pra, personaliteti në kuptimin e gjerë dhe si rrjedhim, shëndeti, forca, bukuria, temperamenti, karakteri, morali, intelegjenca dhe edukata.
2. Ajo çka kemi - pra, prona dhe pasuria në kuptimin më të gjerë.
3. Ajo çfarë paraqesim - zakonisht me këtë shprehje kuptohet ''mënyra e të qenit në opinionin e të tjerëve'',
mënyra se si na shohin të tjerët, pra, bëhet fjalë për vlerësimin e të tjerëve, ku dallojmë nderin, pozitën shoqërore dhe lavdinë.
- Asgjë nuk është aq e urryer se sa fati mirë i të tjerëve. Francis Scott Fitzgerald
- Fati, për të arritur te unë, kalon brenda kushteve që krijon karakteri im. Nicolas Chamfort
- Fati u friket dhe u dridhet trimave, por terrorizon dhe shkel frikacakët. Seneca
- Hera e parë është rastësi, hera e dytë është koiçidencë, e treta, veprim armiqësor. Ian Flemming
- Sa më shumë punoj, aq më shumë me fat jam. Thomas Jefferson
- Fati nuk është i rastësishëm, është mundim. Buzëqeshja e suksesit fitohet. Emily Dickinson
- Perënditë hedhin zaret dhe as nuk pyesin nëse ne duam të jemi në lojë ose jo.
- Fati dhe gjendja shpirtërore qeverisin botën.
- Nëse bota qeverisej në të vërtetë nga fati, nuk do të kishte padrejtësi. Sepse fati është i drejtë. Ferdinand Galiani
- Duhet të besojmë në fati. Ndryshe si mund të shpjegojmë suksesin e atyre që nuk pëlqejmë
- Fati troket në derën tuaj vetëm një herë, por fatkeqësia këmbëngul më shumë. Laurence J Peter
- Fati ndonjëherë është vullneti i të tjerëve. Alfred Capus
- Gjithmonë rastësisht, dikush takon fatin e tij. Marcel Achard
- Është e vështirë të gjesh fatin e mirë. Ngjan shumë me diçka që keni fituar me vlerën tuaj. Frank A. Clark
- Fatet e njerëzve janë në një rrotë, ku siç rrotullohet, sjell prosperitet për një njeri të ndryshëm çdo herë.
- Natyra jep vlerën dhe fati e vë atë në veprim.
- Fati jep shumë për shumë njerëz, mjaftueshëm për asnjë.
- Edhe pse njerëzit kënaqen në lidhje me veprat e tyre të mëdha, shpesh këto nuk janë rezultatet e një projekti të madh, por të fatit.
- Sa më pak e meritojmë fatin e mirë, aq më shumë shpresojmë që të kemi.
- Fati rrallë shoqëron dikë deri në dalje. Baltasar Gracian
- Fatkeqësitë e një njeriu, përcaktojnë dallimin në mes të asaj që mund të ishte bërë, dhe asaj që përfundimisht u bë. Lady Mary Montagu
- Fuqia e fatit është e njohur vetëm nga dështuarit, sepse të suksesshmit i atribojnë gjithë suksesin e tyre vetëm maturisë dhe vlerës së tyre. Jonathan Swift
- Urtësia jonë nuk është më pak në mëshirën e fatit sesa prona e jonë.
- Nëse keni fatin në anën tuaj, mund të mbijetoni pa mendjen. Giordano Bruno
- Ka rregulla në fat, jo të gjitha janë fat për njerëzit e zgjuar. Fati mund të ndihmohet nga aftësia. Baltasar Gracian
- Ata që lënë gjithçka në dorë të fatit duhet të pranojë rezultatet e fatit.
LEXO TE NGJASHME