Thënie për familjen
"Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, janë themelet e harmonisë familjare" Buda
Të respektosh, të kuptosh dhe të thuash të vërtetën në shtëpinë tënde, kështu dominon harmonia dhe dashuria në familje.
Familja është si muzika, disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë.
Një burrë i vërtetë duhet të kujdeset për fëmijët e tij, pavarësisht mardhënive që ka me nënën e fëmijëve të tij.
Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj. Tereza
Atje ku ka një nënë në shtëpi, gjërat shkojnë mirë. Amos Bronson Alcott
Shtëpia është tempulli i familjes. Le Corbusier
Në familje, grindjet bëhen nëse dritarja e dhomës së gjumit do të rri e hapur, dhe jo për të ardhmen e njerëzimit.
Gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe dashuria. John Wooden
Në shtëpi, babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzim.
"Sa e shkëlqyeshme është familja që nuk ka nevojë për gjëra të panevojshme, dhe nga të nevojshmet, asgjë nuk i mungon"
Dy vëllezër zihen dhe dy të çmendur kënaqen.
Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri, aq të fortë sa mbrojtja prindërore. Sigmund Freud
Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndolojmë të jemi fëmijë. Mignon McLaughlin
Mund të mësoni shumë nga fëmijët tuaj. Sa durim keni, për shembull. Franklin P. Jones
Është i mençur babai që e njeh fëmijën e tij. William Shakespeare
Të puthësh fëmijët e tu çdo natë kur të shkojnë në shtrat, edhe nëse janë në gjumë. H. Jackson Brown
Një grua gjithmonë e preferon fëmijën e saj nga burri i saj. Milan Kuntera
Fuqia e dashurisë së nënës është e madhe, sepse nëna, madje edhe kur vuan nga fëmijët e saj, nuk i urren.
LEXO TE NGJASHME