Frazat me te bukura te dashurise
1. “Takimet me te rendesishme kombinohen nga shpirtrat perpara se trupat te shihen”, na kujton Paulo Coelho.
2. “Nuk vdisni derisa deshironi te josheni dhe te joshni”. Zeri i Charles Baudelaire evokon nje te vertete thelbesore: nuk jemi asnjehere te vjeter per te dashuruar, deri ne frymemarrjen e fundit.
3.“Te dua kur ke ftohte dhe jashte eshte 30 grade. Te dua kur te duhet nje ore per te bere nje sanduic. i dua rrudhat kur te behen pasi me shikon sikur te isha nje i çmendur. Me pelqen qe pas nje dite te kaluar me ty, ndjeje ende parfumin tend te rrobat e mia, dhe jam i lumtur qe ti je personi i fundit me te cilin bisedoj para se te fle. Dhe nuk eshte se ndjehem vetem, dhe jo se eshte nata e krishtlindjeve. Kam ardhur sonte sepse kur kupton se do te kalosh jeten me dike, do qe pjesa tjeter e jetes te filloi sa me shpejt qe te jete e mundur”.
4. “Te dua jo per ke je, por per menyren se si une jam kur jam me ty”, shkruan Gabriel Garcia Marquez. Dashuria na ndihmon ne zbulimin e vetvetes.
5. “Je skllaveria ime, je liria ime/ je mishi im qe digjet/ si mishi i zhveshur i neteve te veres”: keshtu fillon nje poeme e famshme dhe prekese e poetit ne ekzil, Nazim Hikmet.
6. “Sa here qe me sheh / lind ne syte e tu”, keto jane vargjet e Jorge Riechmann, matematicien, filozof dhe poet, te cilat shkojne drejt ne zemer: ndonjehere fjalet nuk kane rendesi, eshte vetem nje shikim ai i cili na shpeton, duke u gjendur vetem ne turme.
7. “Per te thene ‘te dua’, indianet Yanomami perdorin keto fjale: Ya Pihi Irakema, qe perkthehen keshtu: jam kontaminuar nga ty. Ose ndryshe, nje pjese e jotja ka hyre ne mua, ku jeton dhe rritet”, shkruan David Servan-Schreiber, neuroshkencetar dhe profesor i psikiatrise. Çdo gjuhe eshte nje rrefim i botes.
8. “Dashuria nuk zoteron dhe as nuk do te jete e zoteruar, sepse dashuria i mjafton dashurise”, lexohet ne vepren “Profeti” te Khalil Gibran, ku i dedikon nje kapitull te tere dashurise.
9. “Me jep nje mije puthje, pastaj njeqind, / pastaj prape njemije te tjera, pastaj njeqindeshe te dyte,/ me pas prape nje tjeter njemijeshe, me pas njeqind”. E paharrueshme tradita e Salvatore Quasimodo-s nga vargjet e poetit latin Catullo.
10. “Eshte e çuditshme si me ben te te dashuroj gjithmone, edhe kur nuk te dua”, kujton Marguerite Duras: inati dhe urrejtja qe shperfillim fshehin shkendijen e ndjenjes. Dashuria nuk mbaron, kurre