10 letrat e dashurise me te bukura te te gjitha koherave

               0000000000loveee

Kryeveprat me te medha letrare kane pasur si protagoniste dashurine. Lumenj ndjenjash jane derdhur, duke bere te rrjedhin fjale te paharrueshme. Njerez te medhenj, artiste, shkencetare: “I gjithe universi i bindet dashurise”.

Ja perse ne vite, kujtohen per te tjera arritje dhe suksese, por nga sirtaret e jetes se Einstein, Johnny Cash, Beethoven, Winston Churchill dhe shume te tjereve, dalin edhe letrat e dashurise qe u kane shkruar te dashurave te tyre.

Nje sondazh ne Angli ka zgjedhur me te bukurat, ku ndoshta mungojne ato qe mund te presim. I ben mire zemres megjithate, te lexosh keto radhe per te rizbuluar dhe kuptuar qe kjo ndjenje, eshte kaq e thjeshte per t’u provuar, kaq e thjeshte per t’u shprehur.

Johnny Cash gruas se tij June Carter Cash (1994)
“U plakem dhe u mesuam te rrime bashke. Mendojme njelloj. Komunikojme me mendje. E dime çfare do tjetri pa qene nevoja ta kerkojme. Ndonjehere njeri e nevrikos tjetrin. Ndoshta ndonjehere e marrim tjetrin te mireqene. Por here pas here, si sot, mendoj per ne te dy dhe e kuptoj sa me fat jam qe ndaj jeten me gruan me fantastike qe kam takuar ne jete”.

Winston Churchill gruas Clementine Churchill (1935)
“E dashura ime Clemmie, ne letren qe me dergoje nga Madras kishe shkruar gjera qe per mua jane shume te rendesishme, qe ta kisha bere jeten me te bukur. Nuk mund ta them çfare kenaqesie me dha kjo, sepse ndihem gjithmone tmerrsisht ne borxh me ty, nese lejohet qe ne dashuri te behen te tilla llogari”.

John Keats i shpreh dashurine Fanny Brawne (1819)
“Nuk mund te jetoj pa ty, harroj çdo gje, por kur te shoh, jeta duket sikur ndalet, nuk shoh asgje tjeter. Me ke perthithur”.

Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951)
“Nuk arrij te pershkruaj sesi sa here qe te perqafoj, ndjehem ne shtepi”

Napoleone Bobaparte, Josephine de Beauharnais (1796)
“Qe kur te kam lene, jam gjithmone i trishtuar. Lumturia ime eshte prane teje. Sjell gjithmone ne kujtese perkedheljet e tua, lotet e tu, ngrohtesine tende te dashur. Magjepsja e se pakrahasueshmes Josephine Kindle ndez nje zjarr dhe nje flake te pashuar ne zemren time”.

Richard Burton, Elizabeth Taylor (1964)
“Syte e mi te verber presin deshperimisht te te shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht , EB, sa e bukur dhe terheqese ke qene gjithmone dhe sesi ke fituar nje vlere me shume miresie te veçante e te rrezikshme”.

Mbreti Enrico VIII, Anna Bolenas (1527)
“Po guxoj te te kerkoj te ma thuash prere çfare mendon per dashurine tone. Nevoja me shtrengon ta di pergjigjen tende, duke qene qe kam nje vit qe jam plagosur nga dashuria dhe ende nuk jam i sigurt nese kam apo jo nje vend ne zemren tende”.

Dhembjet e dashurise se Beethoven per “te dashuren e perhershme” (1812)
“Dhe pse jam ne shtrat, mendja ime vjen tek ty, e dashura ime e pavdekshme, ji e qete, me duaj, sot, dje, sa lot te derdhur per ty, ty, ty, jeta ime, gjithçkaja ime, lamtumire. Oh vazhdo te me duash, mos e gjyko keq zemren besnike te te dashurit tend. Perjetesisht yti. Perjetesisht imja. Perjetesisht tanet”.

Gerald Ford i kujton dashurine e tij bashkeshortes Betty pasi asaj iu diagnostikua nje kancer ne gjoks (1974)
“Nuk ka fjale qe mund te shprehin sakte dashurine tone te thelle, te thelle, e dime sa e madhe je dhe ne, femijet dhe babai, do perpiqemi te jemi te forte si ti. Besimi tek ty dhe te Zoti do na perkrahe. Dashuria jone per ty eshte e perjetshme”.

Jimi Hendrix i thote vogelushes se tij te hape krahet
“Lumturia eshte brenda teje”. Prandaj thyeji zinxhiret e zemres dhe lere veten te behet lulja qe ti je. E di une si: mjafton te hapesh krahet dhe vendosu ne pozicionin e te qenit e lire.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.